“Marota i telefonoi Gjimshitit për të dëmtuar Mertens”, napolitanët shpërthejnë në rrjetet sociale
Berat Gjimshiti luajti dje nga minuta e parë ndaj Napolit, por nuk arriti që të shmangte humbje 2-0 të skuadrës së tij. Mbrojtësi i Kombëtares është kritikuar shumë pas ndeshjes nga tifozët e Napolit, pasi ai bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Mertens që solli dhe largimin e këtij të fundit nga fusha e lojës.
Belgu është dëmtuar në kavilien e majtë dhe ekziston frika se ai mund të mungojë për një kohë të gjatë. Napolitanët kanë ofenduar në rrjetet sociale Gjimshitin, madje duke e çuar imagjinatën deri aty, sa Marota sipas tyre i ka telefonuar që ta dëmtojë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

