Marotta e konfirmon: Javë vendimtare për transferimin e Lookman, profili i duhur për ne!

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi situatën e tratativës për Ademola Lookman, sulmuesin e Atalantës që prej javësh është në orbitën e zikaltërve.

“A është kjo një javë vendimtare për Lookman? Sigurisht që po,” tha Marotta për mediat.

“Kemi diskutuar me trajnerin për nevojën që të sjellim lojtarë me dëshirën dhe aftësinë për t’u përshtatur me skema të ndryshme. Lookman është padyshim një profil që i përshtatet këtij modeli.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Marotta theksoi gjithashtu se Interi nuk ka përqendruar vëmendjen vetëm te Lookman: “Nuk është i vetmi që po vëzhgojmë. Brenda 2-3 ditësh do të kemi një përfundim të qartë në diskutimet me Atalantën. Nëse do të arrihet një marrëveshje e favorshme, atëherë do të hyjmë në një negociatë të plotë, ndryshe do të orientohemi drejt një alternative tjetër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Interi mbetet në pritje, por duket e vendosur të përforcojë repartin ofensiv në përputhje me kërkesat taktike të trajnerit Chivu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?