Marotta: Kemi humbur një betejë, por jo luftën

Interi pësoi një humbje të papritur ndaj Bolognës 2-1 duke komplikuar betejën për titullin kampion. Duke folur për mediat italiane, administratori zikaltër Giuseppe Marotta deklaroi se skuadra është e nervozuar për gabimin, megjithatë u shpreh optimist që përmbysja mund të vijë në katër javët e fundit të sezonit.

“Si njeri i sportit buzëqesh, pasi kemi humbur një betejë, por jo luftën. Kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi dhe tani ka ikur koha kur skuadrat pa pretendime dorëzoheshin që në fillim. Sezonin e kaluar kemi fituar disa javë para fundit, ndërsa këtë herë ka më shumë rivalitet, megjithatë jam optimist për katër javët që kanë mbetur.

Nga sezoni i kaluar ndodhën shumë ndryshime dhe humbëm tre nga titullarët e padiskutueshëm, por donim një trajner të ri e fitues si Inzaghi. Ai i ka përmbushur më së miri pritshmëritë tona dhe për më tepër, ka ende shumë mundësi për t’u përmirësuar. Kur të jetë në moshën e Contes, Allegrit apo Ancelottit, do të jetë padyshim nga më të mirët në botë. Jemi të kënaqur me punën e tij dhe ju siguroj që do jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultateve në kampionat e kupë”, u shpreh Marotta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?