Marotta: Të hiqen kompetencat e ASL-ve për ndalimin e ekipeve
Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta është shfaqur i pakënaqur nga mënyra se si po veprohet për shtyrjet e ndeshjeve në Seria A. Zikaltrit duhet të zbrisnin në fushë sot ndaj Bolognës, por ASL në këtë qytetet vendosi që të mos luhet dueli.
“Po e marrim të mirëqenë se Bologna ishte gati për të luajtur, por u detyruar që të pranojë vendimin e ASL-së. Ka një mungesë transparencë mes sportit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mungon një protokoll dhe pasojat i vuan kampionati.
Do të limitoja kompetencat e ASL-ve. Aktualisht ato vendosin në mënyrë të pavarur dhe krijojnë anomali. Për shembull Verona shkon të luajë kundër Spezias, ndonëse ka 11 lojtarë pozitivë, ndërsa skuadra të tjera me më pak të infektuar nuk janë lejuar”, deklaroi Marotta.
Interi ka udhëtuar drejt Bolognas dhe do të paraqitet në fushën e blertë të “Dall Aras”, ndonëse skuadra vendase është vendosur në karantinë nga ASL.
KOHA JONË SONDAZH

