Martini: I kënaqur nga fitorja, Shkëmbi më ka lënë një ekip mjaft të mirë

Edi Martini arriti që të debutonte me fitore në krye të Teutës. Strategu shkodran u shpreh i kënaqur nga rezultati, ndërkohë që kritikoi edhe vendimet e arbitrave, të cilët sipas tij i kanë penalizuar durrsakët.

“Ishte një fitore e rëndësishme, kënaqësi më e madhe, se vjen pas disa vuajtjeve, ndaj ekipit kampion, ndaj jam i lumtur, Edhe para një jave, Teuta u dënua me penallti, kartonë të kuq, nuk dua të flas për arbitrat, por është shumë e vështirë që të mos flasësh. Kur nuk ka rezultat ka pakënaqësi, mendoj se ishte një ndeshje e luftuar.

Pavarësisht të kuqve që mori ekipi, dha zemrën në fushë, kjo më bën të besoj se ky ekip ka zemër, karakter e shpirt. Dua të falënderoj Bledin për punën që ka bërë, më ka lënë një ekip mjaft të mirë. Puna jonë përveç anës emocionale e psikologjike me ekipin, kemi punuar shumë pak. Shpresoj që të realizojmë planet që kemi për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Planet e të ardhmes është të marrim pikët me Flamurtarin se si Flamurtari, si Partizani janë 3 pikë. Beqja bëri gabim e na la në një moment kur duhej i Partizanit me të kuq. Por ata që kanë qenë futbollistë e kuptojnë se situata të tilla ndodhin, por të shohim në të ardhmen që të mos kemi më situata të tilla”, deklaroi Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?