Martini kërkon falje për gjestin ndaj Dinamos: Ishin emocione të akumuluara!

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve shkodranë dhe jo vetëm për atë veprim të bërë pas ndeshjes me Dinamon të fituar nga kuqeblutë me rezultatin 1-0. Megjithatë, trajneri i kuqebluve nuk i ka kursyer edhe fjalët e ashpra.

Postimi i plotë i trajnerit të Vllaznisë:

Tifozë shkodrane dhe jo vetëm me lejoni qe me anë të këtij postimi dua t’ju kërkoj ndjesë për atë veprim te bërë pas ndeshjes nga ana ime, që ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas një ndeshje të vështirë qe donim me çdo kusht ta fitonim dhe e arritëm me shume mund. Sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që përveçse më motivoni mua dhe djemtë e ekipit tim nuk na bëni asgjë tjetër sepse ne jemi VLLAZNIA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?