Martini: Skënderbeu një nga ekipet më të mira, por nuk e dinë për çfarë luajnë

Teuta është një nga skuadrat më në formë të futbollit shqiptar, teksa sfida e radhës do të jetë kundër Skënderbeut. Trajneri Edi Martini vlerëson kundërshtarët, të cilët sipas tij nuk luajnë për asnjë objektiv këtë sezon.

“Është një ndeshje shumë e fortë. Skënderbeu është një nga ekipet më të mira, shoh shumë pak pika të dobëta te Skënderbeu. Ka një ekip mjaft të kompletuar, pavarësisht gjendjes psikologjike dhe faktit që nuk e dinë se për çfarë luajnë. Është një ekip që ka kontingjent shumë të mirë dhe bën një lojë shumë të mirë. Duhet të kemi kujdes. Nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores, duhet të luftojmë shumë, të djersijmë shumë dhe të jemi me këmbë në tokë.

Sidomos me skuadrat e forta, ne jemi përballu më së miri. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Korçë, kemi humbur 3-2 përpara se të binte pandemia. Kemi humbur penallti në minutën e fundit, mund të barazonim, por sidoqoftë fitoi Korça. Mund të ishte edhe një penallti që mund të çonte ndeshjen 3-2 për ne. E vlerësoj maksimalisht trajnerin e tyre dhe ekipin kundërshtar. I respektoj maksimalisht dhe mezi presim të futemi në fushën ditën e hënë”.

Grupin e kemi pak të reduktuar. Kemi shumë lojtarë të rinj, që janë një e ardhme e sigurt, por, për momentin, sidomos në këtë ngarkesë psikologjike që ka kampionati dhe kupa, është e vështirë t’i futësh në lojë”, deklaroi Martini.

SHKARKO APP