Marush Kumbulla e nis nga stoli, flet për “Sky Sport”: Ëndrra ime të ngre trofeun në Tiranë

Shqiptari Marash Kumbulla do ta nisë nga stoli këtë finale në stadiumin “Arena Kombëtare” kundër Feyenoord-it, me Murinjon që ka preferuar mos ta startojë si titullar mbrojtësin kuqezi.

Por ai sot para ndeshjes ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, nga fusha e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

“Jam shumë krenar, është ëndrra ime që të ngre një trofe këtu në Tiranë. Ne do ta menaxhojmë mirë. Ne mund t’i lëndojmë ata. Murinjo na ka motivuar këto ditë, mezi po presim që të hymë në fushë. Është vërtet e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?