Marvin Çuni transferohet në ekipin e Dakut për 2 milionë euro

Marvin Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i Rubin Kazanit në Rusi, ku i bashkohet Mirlind Dakut. 23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones.

Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan, shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri në vitin 2028.

 

SHKARKO APP