Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, UEFA “përjashton” arbitrat italianë

Italia vazhdon prej ditësh të “luftojë” kundër koronavirusit. Shumë ndeshje u pezulluan, të tjera u zhvilluan pa tifozë dhe futbolli fqinj ndodhet në kaos. Fundjava do të zhvillohet e plotë, por rreziku i infektimit dhe përhapja e virusit është gjithmonë prezent.

Kjo situatë ka detyruar UEFA-n të marrë masa. TMW raporton se arbitrat italianë nuk do të gjykojnë asnjë nga sfidat e ardhshme në Champions League dhe Europa League. Qeveria europiane e futbollit i druhet përhapjes së koronavirusit dhe ka vendosur t’i lërë pushim arbitrat italianë.

Këta të fundit janë ndër më të mirët në profesionin e tyre, por duelet e ardhshme europiane do t’i ndjekin nga shtëpia. Një masë tjetër sigurie nga UEFA, që vjen në një moment vërtet delikat për botën e futbollit dhe jo vetëm.

SHKARKO APP