Mascherano tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur

Javier Mascherano kombëtares Argjentinase, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare. Ish-futbollisti i Liverpoolit, Barcelonës e mbylli karrierën e tij te skuadra argjentinase Estudiantes, e cila organizoi edhe një konferencë për shtyp të lojtarit, ku ai deklaroi “varjen e këpucëve në gozhdë”.

“Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falënderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, tha Mascherano.

Karriera e 36-vjeçarit është e mbushur me trofe, kryesisht të fituar me Barcelonën, ndërsa ai mbajti veshur edhe bluzën e Argjentinës në 147 ndeshje.

SHKARKO APP