Mashtroi me tamponët, ky është dënimi që e pret Lazion
Një skandal i zbuluar në tetor të 2020 do ti kushtojë shumë rënde ekipit të Lazios, teksa mund të përballet me një gjobë të majme prej 200 mijë eurosh.
Në tetor të 2020, gjatë testeve të Covid-19 të kryera para ndeshjes me Club Brugge në Ligën e Kampionëve, Immobile dhe Lucas Leiva rezultuan pozitiv me koronavirus, teksa tamponët e dy ditëve më përpara në sfidën kundër Torinos kishin dalë të gjithë negativë.
Prokuroria italiane nisi një hetim për mashtrim nga ana e skuadrës laciale në atë kohë, dhe tani mund të përballet me një dënim të ashpër. Prokurori i çështjes ka kërkuar gjobë 200 mijë euro për ekipin e Lacios, 1 vit pezullim nga aktiviteti për presidentin e ekipit, Klaudio Lotito dhe 16 muaj pezullim për dy mjekët e ekipit që publikuan rezultatet e tamponëve