Materazzi karikon Interin: Mos u dorëzo. Unë e nisa nga 5 maji, pastaj fitova gjithçka

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, nga Barcelona, ku ndodhet për “Grand Prix” e Formula 1, komentoi humbjen e rëndë të Interit ndaj PSG, 5-0 në finalen e Champions League.

Këto ishin fjalët e tij për “Sky Sport”: “PSG-Inter? Ishte një vuajtje, por duhet t’ia nisësh përsëri, apo jo? Karriera ime nisi me një disfatë të rëndë, kur humba titullin në ndeshjen e fundit më 2002, por pastaj fitova gjithçka”.

Ai iu uroi të rinjve të Interit që, edhe pse kanë pësuar një humbje të rëndë, të jenë gati për t’u ngritur sërish: “Uroj që të gjithë djemtë që kanë vuajtur të ringrihen. Ata kanë humbur me dinjitet, edhe pse rezultati ishte i rëndë, por janë gati për të nisur sërish. E kanë mundësinë për ta bërë këtë, sepse në futboll ekziston gjithmonë një shans tjetër. Nuk po them çdo tri ditë, por në këtë rast, brenda 15 ditëve, sepse pastaj nis Botërori për Klube”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të ardhmen e Simone Inzaghitn ë stolin zikaltër, Materazzi e shmangu përgjigjen: “Kjo nuk më takon mua ta them”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?