Matko Djarmati largohet nga detyra e drejtorit sportiv të Vllaznisë

Matko Djarmati nuk do të jetë më drejtori sportiv i Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij përfundoi dhe klubi ka vendosur që mos të rinovojë marrëveshjen me kroatin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Emri që lakohet më shumë për të marrë vendin e tij është ai i ish-trajnerit Elvis Plori.

“KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falënderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?