Matthaus: Lewandowski është më i mirë se Messi!

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Lottar Matthaus vazhdon të ngacmojë në distancën Barcelonën në prag të çerekfinales. I pyetur për rivalitetin Messi-Lewandowski, “guxoi”, ai e konsideroi sulmuesin polak më të mirë se argjentinasi.

“Messi përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë. Robert Lewandowski është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë në botë.”

Bayerni është favorite në këtë super ndeshje për shkak të formës shumë të mirë, por edhe Lionel Messi nuk po kalon aspak një moment të keq.

SHKARKO APP