Matthaus: Nëse luajmë kundër Spanjës si ndaj Japonisë, jemi të eliminuar

Lothar Matthaus ka kritikuar Gjermaninë dhe trajnerin Flick pas debutimit me humbje në Kupën e Botës ndaj Japonisë. Ish-kampioni i botës me Gjermaninë ka folur foli për Bild TV duke u ndalur tek ajo që nuk funksionoi me skuadrën e Flick në ndeshjen e parë të Botërorit.

“Golat e pësuar erdhën nga krahët. Arsyeja është kryesisht mungesa e mbrojtësve të krahut te Gjermania. Në golin e dytë, Raum ishte shumë larg lojtarit japonez, por këtu duhen mbrojtës për t’u mbrojtur.

Schlotterback dukej i pasigurt dhe nuk ishte mjaftueshëm agresiv. Zëvendësimet ishin gjithashtu të pasuksesshme.

Unë gjithmonë mbështes Hansi Flick, por disa gjëra nuk i kuptova. Trajneri do të duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve për këtë ndeshje dhe në veçanti se ku kanë përfunduar mbrojtësit e krahut.

Pse Kehrer, i cili ka luajtur gjithmonë kohët e fundit, nuk ishte në fushë? Nëse luajmë me Spanjën si kundër Japonisë, do të eliminohemi nga turneu. Skuadra tani është nën presion të madh. Ata duhet të fitojnë. Një pikë, me shumë mundësi, nuk do të mjaftojë”, deklaroi Matthaus.

SHKARKO APP