FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mavraj drejt shndërrimit në lider te Hamburgu, merr shiritin e kapitenit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj dalëngadalë po kthehet në një lider te skuadra e Hamburgut.

31-vjeçari mbajti sot shiritin e kapitenit në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antaljaspor, ku aktivizohet dhe “ylli” kamerunas Samuel Eto.

Kjo ishte hera e parë e Mavrajt si kapiten i kësaj skuadre, gjithsesi ai nuk solli fat, pasi Hamburgu e humbi takimin miqësor me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën turke i shënuan Maikon në minutën e 40-të dhe Samuel Eto në minutën e 61-të me 11 metërsh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?