Mavraj me fëmijët e Tiranës besojnë: Shqipëria jonë shkon në Euro 2016!

Pa Mërgim Mavrajn, Kombëtarja Shqiptare nuk e njeh më fitoren, prej katër ndeshjeve.

Me një kampion të tillë, në fushë dhe në jetë, Shqipëria duhet të krenohet që ka në gjirin e saj një lojtar të  tillë. Mavraj, edhe pse i dëmtuar luajti ndaj Armenisë, në fitoren 2-1, ku shënoi vetëm një nga dy golat. Ai jep siguri ekipit në fushë, është profesionist i madh dhe model për të tjerët. Për fëmijët sidomos, mbrojtësi i Këln dhe Kombëtares Shqiptare, tregon se është edhe pranë tyre.    

-“Gjatë një takimi ditën e djeshme në qendrën edukative "Time Center" në Tiranë me fëmijë të vegjël. Biseduam për Kombëtaren por jo vetëm, realizuam foto dhe u kaluam këndshëm. Ndihem vërtetë mirë që ka njerëz të tillë punëtor që edukatën e marrë nga nëna e kthyen në një përkujdesje të madhe për fëmijët e tjerë vegjël të cilët duhet të mësojnë dhe edukohen në kushte të shkëlqyera!,” – thotë Mavraj, pas këtij takimi dhe nuk ka lë pa përmendur ndeshjen e fundit të ekipit tonë kombëtar. Optimist si gjithnjë ai  përcjell edhe optimizmin e fëmijëve.  

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një pritje e ngrohtë dhe të gjithë shprehën bindjen që Shqipëria jonë do të jetë në Europianin e 2016 !!!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mërgim Mavraj dhe fëmijët e Tiranë besojnë te kualifikimi.  Shqipëria luan nesër 90 minutat e fundit në Armeni pa Mavrajn në fushë, por me besim te kualifikimi historik.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?