Mavraj shfaqet me Kuranin në duar, kritika në Gjermani, reagon mbrojtësi
Mbrojtësi i klubit gjerman të Këlnit, Mërgim Mavraj, në Bundesligë, si dhe lojtari i kombëtares sonë, është bërë objekt kritikash në mediat gjermane, teksa gazeta Bild e akuzoi atë si një promotor të islamit. Organizata gjermane “Die ëahre Religion”ndan kopje falas të përkthimit. Kur'ani në Gjermani kohët është shfaqur nga kjo organizatë në duart e Mërgim Mavrajt, i përkthyer dhe me mbrojtësin kuqezi që e reklamon atë. Mavraj më vonë nëpërmjet profilit të tij në Facebook, njoftoi publikun se organizimi i përmendur e ka vendosur foton pa dijeninë e tij dhe se ai nuk ka të bëjë me organizatën në fjalë. Në numrin e ardhshëm Bild botoi një intervistë me mergimi Mavraj, duke e ftuar atë për fotografinë që ka dalë me Kur'anin në duar. “Është keqpërdorur foto time me Kur'an. Ndoshta duhej një foto me mbesat e mia, a diçka tjetër … unë nuk jam një person i cili rri i fshehur! Unë nuk do të tërhiqem në vetvete. Unë kam qenë gjithmonë i hapur për personalitetin tim dhe besimin tim. Por në të ardhmen do të jem më i kujdesshëm,” – është shprehur Mavraj, 28 vjeç. Megjithatë, pas ndeshjes problematike Serbi-Shqipëri, që u ndërpre më 14 tetor në Beograd, Mërgim Mavraj sapo u kthye në Tiranë, postoi një foto nga xhamia e kryeqytetit ku edhe ishte falur. Ai nuk e ka fshehur besimin që ka dhe ritet fetare që ndjek, por thotë se nuk ka ndërmend të influencojë të tjerët mbi besimin fetar, në një kohë kur Shqipëria dallohet për harmoninë fetare.
KOHA JONË SONDAZH

