Mazzarri: Pësojmë gol në goditjen e parë, ndaj Juves kuptojmë sa kemi bërë progres

Pas humbjes ndaj Interit, Napoli do të kërkojë të ringrihet në Seria A, teksa prova e radhës do të jetë ndaj vendit të dytë, Juventus. Një tjetër disfatë mund t’i nxjerrë kampionët në fuqi jashtë garës për titull të këtij sezoni teksa trajneri Ëalter Mazzarri në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e tij duhet të evitojë gabimet pasi pëson në goditjen e parë që merr në portë.

“Prej momentit që drejtoj Napolin kam vënë re se skuadra pëson në momentin e parë që merr goditje në kuadrat dhe duhet të shmangë gabimet pasi po rezultojnë fatale. Ky është aspekti i vetëm në të cilin po punoj për momentin pasi kërkon një zgjidhje të shpejtë.

Duhet të sulmojmë, por duhet të shmangim edhe kundërsulmet sepse kjo e ka penalizuar skuadrën edhe para mbërritjes sime. Skuadra duhet të ketë më shumë ekuilibër, të mos marrë shumë goditje dhe djemtë duhet të jenë të lirshëm për të shprehur kualitetin e tyre. Duhet të krijojmë raste dhe të shënojmë sa më shumë, për ta bërë këtë duhet të jemi konkret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi Kampionët në fuqi. Juventusi është gjithnjë mes skuadrave më të forta të kampionatit. Bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme, edhe pse unë nuk kam asnjë ndjesi të veçantë. Kjo ndeshje do na tregojë sa jemi përmirësuar”, u shpreh Mazzarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?