Mbappe barazoi rekordin e Ronaldos te Reali, vjen reagimi i CR7

Real Madridi mori dje një fitore të rëndësishme në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Sevillën me rezultatin 2-0. Golat e takimit u realizuan nga Jude Bellingham dhe Kylian Mbappé, në një ndeshje ku “Los Blancos” konfirmuan formën e mirë.

Vëmendja kryesore pas përfundimit të sfidës ishte te sulmuesi francez. Me golin e shënuar ndaj Sevillas, Mbappé arriti në kuotën e 59 golave brenda një viti kalendarik me fanellën e Real Madridit, duke barazuar kështu një rekord të veçantë të mbajtur deri tani nga Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes, Mbappé reagoi në rrjetet sociale, ku postoi një mesazh domethënës: “Besoni në ëndrrat tuaja. Respekt i madh për Cristianon”, duke e shoqëruar postimin edhe me etiketimin e yllit portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Cristiano Ronaldos nuk vonoi. Legjenda e Real Madridit komentoi postimin e Mbappé me dy emoji, një përgjigje e thjeshtë, por mjaft domethënëse, që u interpretua si shenjë respekti dhe vlerësimi mes dy kampionëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll, këpucë sportive me taka dhe ‎teksti që thotë "‎無 fniates FL LYETTER MИE م k.mbappe Believe in your dreams. Big up @cristiano cristiano‎"‎‎

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?