Mbappe: Dua të kem një karrierë si Ronaldo, Gjermania rivali më i fortë!

Kylian Mbappe kërkon të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldos. Në një intervistë për gazetën “Bild” ai ka shprehur dëshirën që t’i ngjasojë CR7, ndërkohë që foli edhe për Europianin, duke vlerësuar mbi të gjitha Gjermaninë.

“Kam qenë një fëmijë plot me ëndrra, doja të kisha një karrierë si Cristiano Ronaldo. Kur ai zbret në fushë, ia del t’i bëjë të lumtur të gjithë ata që e shohin duke luajtur. Cris e bën një gjë të tillë prej 15 vitesh. Unë mendoj se të gjithë tifozët e futbollit e duan Ronaldon.

A jam aq i mirë sa ai? Jo, Cristiano ka shkuar historinë e kësaj loje, ndërsa unë ka vetëm pesë vite që luaj në nivele të larta, kështu që ende nuk mund të krahasohem me të. Për mua është gjithashtu çështje respekti. Ai ka bërë kaq shumë për futbollin dhe nuk është koha për të bërë krahasime. Ka pak lojtarë si Ronaldo, unë kam mësuar shumë gjëra vetëm duke e parë si luan.

Europiani? Dueli më i fortë i grupit do të jetë kundër Gjermanisë, pasi është ndeshja jonë e parë në Euro 2020. Janë një skuadër e mbushur me lojtarë të rinj dhe shumë ambiciozë. Përveç kësaj, atyre u është rikthyer edhe Thomas Muller. Duhet të japim 100% ndaj çdo kundërshtari, përndryshe nuk mund ta realizojmë objektivin për ta mbyllur grupin në vend të parë”, tha sulmuesi francez.

SHKARKO APP