Mbappe: Goli i katërt një turp, kështu nuk fitohet Championsi!
Pas humbjes së rëndë të Real Madridit në fushën e Benficës (4-2), Kylian Mbappe nuk e fshehu zhgënjimin dhe zemërimin në deklaratat e dhëna.
Sulmuesi francez, autor i dy golave për “Los Blancos”, kritikoi ashpër skuadrën për mungesën e vazhdimësisë dhe për rëniet e papritura gjatë ndeshjes, duke theksuar se një ekip që synon trofeun më të rëndësishëm europian nuk mund të alternojë paraqitje kaq të paqëndrueshme.
“Nuk ka vazhdimësi në lojë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem. Nuk mund të ketë një ditë brilante dhe një tjetër ku dështojmë plotësisht. Kjo nuk i shkon për shtat një skuadre që do të fitojë Champions League”, u shpreh Mbappé.
Reagimi i tij lidhej qartë edhe me golin e katërt të shënuar nga portieri Trubin në sekondat e fundit.
“Ai goli i katërt… është një turp”, shtoi Mbappé, dukshëm i irrituar.
Situata për Realin u rëndua edhe më shumë për shkak të kartonëve të kuq ndaj Raul Asencio dhe Rodrygo, çka e la ekipin me nëntë lojtarë në minutat vendimtare. Skuadra madrilene kishte mundësinë të siguronte vendin e tetë me një barazim, por nuk ia doli.
KOHA JONË SONDAZH

