Mbappe humbet debutimin me Arbeloan në kampionat, ka probleme në gju

Lajme jo të mira për trajnerin Alvaro Arbeloa, i cili do të duhet të presë ende për rikthimin e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez kishte shtrënguar dhëmbët dhe kishte udhëtuar drejt Arabisë Saudite për të luajtur disa minuta në finalen e Superkupës së Spanjës, pavarësisht problemeve me gjurin. Megjithatë, shqetësimi fizik vazhdon dhe stafi mjekësor ka vendosur ta mbajë jashtë fushës edhe për disa ndeshje.

Mbappe nuk u grumbullua për sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Albacetes dhe do të mungojë gjithashtu në debutimin e Arbeloas në kampionat kundër Levantes. Një mungesë e rëndësishme për Real Madridin, duke pasur parasysh peshën që ka francezi në repartin ofensiv.

Deri tani, Mbappé ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 29 gola. Ndeshja e fundit në La Liga ishte më 20 dhjetor kundër Sevillas, ku ai shënoi, ndërsa që prej asaj date ka humbur tre takime radhazi. Situata e tij do të monitorohet nga afër në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?