Mbappe i thotë ‘PO’ Real Madridit, Zidane pret transferimin e bujshëm

Real Madridi janë në dijeni për dëshirën e Mbappes që të veshë fanellën e bardhë.  Lajmi është konfirmuar nga babai i tij, Wilfried Mbappe, i cili i ka thënë drejtuesve të Realit që djali i tij preferon këtë transfertë të bujshme.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi nuk po nxiton. Në zyrat e Santiago Bernabeos, janë mësuar të presin deri në ditën e fundit të tregut për të mbyllur një transferim. Kjo ndodhi me Bale, Modric apo Ronaldo.

Zidane tashmë ka thënë: “Deri më 31 gusht mund të ndodhë gjithçka”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferimi i Mbappe do të dinamizonte sulmin madrilen, i cili është prekur disi pas largimit të Moratas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Barcelona dhe Manchester City, poashtu kanë pretendime. Guardiola i tha atij drejtëpërdrejt se ai do të bëhej gurthemeli i projektit të ri në ekipin e tij.

Ndërkohë klubi blaugran me shitjen e Neymar, tani ka mbushur plotë arkat e klubit dhe ka para mjaft për të shpenzuar.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?