Mbappe: Jam zhgënjyer shumë herë, dua triumfin në Champions!

Champions League është një kompeticion special dhe duke qenë i tillë është një ëndërr për shumë futbollistë, mes tyre edhe për Mbappe.

“Është motivi ekzakt për të cilin kam zgjedhur këtë klub. E kam thënë gjithnjë, dua të shkruaj historinë e futbollit franceze dhe tashmë kam një tjetër mundësi për ta bërë.

Që kur kam mbërritur në 2017 kemi patur disa zhgënjime, tani jemi në finale e kjo tregon se nuk kemi hequr dorë asnjëherë. Të fitoj me një skuadër franceze e për futbollin francez do të na shpërblente për gjithçka. Ky ka qenë misioni im që ditën e parë që erdha këtu.

Duket qartë se të gjithë duan të fitojnë trofeun. Është një sezon i pazakonshëm por i paharrueshëm. Kjo Champions do të futet në histori. Sa më shumë kalojnë ditët aq më mirë ndihem. Të luaja në gjysmëfinale ishte një ndihmë e madhe, edhe pse fizikisht ndihesha pak i ngarkuar”, deklaroi Mbappe.

SHKARKO APP