Mbappe jep një mesazh për të ardhmen: Kam etje për aventura të reja, jo për para!
Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë për Paris Match, duke dërguar një mesazh për të ardhmen e tij, e cila duket se do të jetë larg PSG-së. Ylli i skuadrës parisiene nuk e konsideron paranë si gjënë më të rëndësishme.
“Përvoja e jetës ka më shumë rëndësi se sa të fitosh para edhe nëse financat janë të rëndësishme, sepse kemi familje për të mbajtur. Unë jam i etur mbi të gjitha për zbulime, udhëtime, takime me lojtarë, kultura të ndryshme
Ishte e vështirë në fillim, por për fat të mirë prindërit e mi nuk folën kurrë për shifra. Dhe ata bënë mirë, ditën të edukojnë një fëmijë 14-vjeçar, pasi i kishin thënë se vlen miliona euro.
Me paranë kam një marrëdhënie paqësore. E di që janë të rëndësishme, jam i lumtur që i kam, por kjo nuk është ajo që më shtyn çdo sekondë të ditës. Dua të mbetem njeri i përulur, pavarësisht statusit që kam tashmë si futbollist. Unë e vlerësoj shumë sinqeritetin|”, tha super sulmuesi i PSG.
KOHA JONË SONDAZH

