Mbappe: Largimi i Mbappe negativisht te unë, isha shumë i lidhur me të!
Eksperienca e Gianluigi Buffon te PSG, nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë edhe tek kampionët e PSG. Këtë gjë e konfirmon edhe Kylian Mbappe. Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, duke folur për “L’Equipe”, ka pranuar se ka mbetur i goditur shumë nga largimi i portierit italian, i kthyer tek Juventus pas vetëm një sezoni në Francë.
“Buffon ishte shumë i rëndësishëm për mua. Ta shihja të ikte më ka kondicionuar negativisht“. Konstatim që vetëm sa i shton vlerë portierit të Juventus, i kthyer sërisht në Itali për të kërkuar të fitojë akoma në Serie A e Europë.
Sulmuesi i ri ka zbuluar se ka patur një raport shumë të mirë edhe me Lassana Diarra, shoku i tij nga janari 2018 në shkurt të vitit pasues: “Për mua ishte xhaxha Lass. Madje, një vëlla i madh ku mund të mbështetesha gjithnjë. Më tregonte shpesh për karrierën e tij, klubet, gabimet e tij, më jepte këshilla, më ndihmonte në momentet e vështira. Ta shihja të largohej edhe atë më theu diçka përbrenda”.