Mbappe “mbret” në Kupën e Botës, i frikshëm edhe në statistika
Kylian Mbappe është deri më tani ylli i Kupës së Botës në Katar, duke qenë golashënuesi më i mirë. Sulmuesi i Francës, ka shënuar 5 gola, më shumë se të gjithë të tjerë, por ka dhe statistika të tjera që e bëjnë të frikshëm.
Mbappe është futbollisti më i mirë në driblime, pasi deri më tani ka kompletuar 13 të tillë, duke qenë disi i shkëputur nga lojtarët e tjerë. Në vendin e dytë janë plotë tri lojtarë: Di Maria, Boufal dhe Messi.
Sulmuesi i “gjelave” ndërkohë qëndron në krye edhe të futbollistëve që kanë prekur më shumë topin në zonën e kundërshtarëve. Mbappe ka prekur 46 topa në zonën e rivalëve në 4 ndeshje që ka luajtur, duke lënë pas Messi me 30 të tillë. Perisic qëndron në vendin e tretë i pasuar nga Raphinha dhe Vinicius Junior. /R.Lika-Koha Jonë/