Mbappe merr vendimin për të ardhmen, i thotë sërish “jo” PSG-së
Kylian Mbappe u vendos në qendër të kritikave pasi dështoi nga pika e bardhë në sfidën ndaj Zvicrës. Ylli francez duket se tashmë ka marrë edhe një vendim për të ardhmen e tij.
Sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, 22-vjeçari tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij: nuk do të rinovojë me PSG, pasi dëshiron me çdo kusht Realin. Sulmuesi, megjithatë, nuk do të largohet këtë verë nga parizienët, pasi dëshiron ta respektojë kontratën, për t’u larguar pas një viti me parametër zero.
Klubi i kryeqytetit francez vazhdon të punojë për ta bindur lojtarin të qëndrojë, por vullneti i lojtarit të lindur në vitin 1998 është i palëkundur. Burimet franceze zbuluan se drejtuesit e “Los Blancos” ditët e fundit kanë kërkuar informacion mbi Mbappe.