Mbappe mund Juventusin, ndalet Milani ndërkohë që Reali dhe City bëjnë detyrën (VIDEO)

PSG ka arritur një fitore të madhe në super duelin ndaj Juventusit, në sfidën e luajtur në “Parce de Prince”. Kylian Mbappe ishte në një mbrëmje magjike, pasi do të shënonte dy super gola të ngjashëm. Në të dyja rastet sulmuesi francez shënoi me goditje fluturimthi duke lënë të shtangur portierin Perin.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mckennie do të rihapte ndeshjen me një goditje me kokë. Juventus ju afrua shumë golit të barazimit në disa raste, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në krahun tjetër edhe Perin shpëtoi portën pas një goditje të Neymar.

Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Salzburgut në transfertë. Okafor shënoi për vendasit në minutën e 28-të, por Saelemaekers do të barazonte në të 40-tën.

Manchester City mori një fitore të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Sevillas. Erling Haaland shkëlqeu sërish me dopietë, ndërkohë që golat tjetër u shënuan nga Foden dhe Ruben Dias.

Kampionët në fuqi të Realit, shënuan një sukses 3-0 ndaj Celtic. Vinicius Junior, Modric dhe Eden Hazard realizuan golat në këtë duel. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP