Mbappe mund të qëndrojë te PSG, Pochettino: Kjo është më e mira për të dhe klubin!
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Clermont, teksa ka dhënë një opinion edh për rendimentin e Neymar gjatë këtij sezoni.
“PSG e mori Neymar për kualitetin që ka dhe kjo është e dukshme për të gjithë. Ka vuajtur nga dëmtime të ndryshme, ka punuar shumë për t’u rikthyer në ritmin e duhur, vazhdimësinë dhe besimin”.
Nuk ka si të mungojë as një koment për të ardhmen e Mbappe.
“Si trajner dua më të mirën për të dhe për klubin. Më e mira për klubin është që Kylian të qëndrojë këtu, do të ishte më e mira për të. Për nesër, duke parë mungesën e Marquinhos, ai mund të jetë edhe kapiten i ekipit”, deklaroi Pochettino.
KOHA JONË SONDAZH

