Mbappe në dilemë për të ardhmen, Reali gati të përfitojë
Kylian Mbappe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. “Ylli” francez i futbollit mësohet se e ka kthyer mbrapsht tri herë propozimin e PSG-së për rinovim . Bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me një përfitim prej 30 milionë eurosh neto në sezon.
Klubi, përmes Leonardos, ka tentuar t’i ushtrojë presion privatisht dhe publikisht, por pa e arritur qëllimin. Tani duket se e kanë ndarë mendjen se nuk do të jetë e mundur për ta bindur. Në këtë situatë, klubi që përfiton më shumë është Real Madridi. “Los Blancos” janë të parët në listë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, që Madridin e sheh se destinacionin e tij të preferuar në hapin e radhës në karrierë.
Vendimi përfundimtar i Mbappésë mund të vijë pas Kampionatit Europian. Siç është raportuar nga “Le Parisien”, francezi ka vendosur të mos shkojë në “Lojërat Olimpike të Tokios”. Ai e ka shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar ekipin U-23 të vendit të tij për të marrë medaljen në eventin që zhvillohet mes 21 korrikut dhe 7 gushtit.