Mbappe nënshkruan javën e ardhshme me Real Madridin, ja detajet

Kylian Mbappe javën e ardhshme mund të firmosë para kontratën me Realin. Sipas mediave spanjolle, kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, ndërsa falë bonuseve shifra në kontratë do të jetë shumë më e lartë.

Reali nuk është mjaftuar me kaq pasi për të bindur 22-vjeçarin i ka siguruar atij edhe një shumë e cila varion nga 60-80 milionë euro që do t’i kalojë në llogari në momentin kur Mbappe të nënshkruajë kontratën me spanjollët.

Sakaq, prestigjiozja Marca këmbëngul se marrëveshja mes palëve nuk do të marrë formë zyrtare në respekt të klubit francez duke qenë se skuadra e PSG ende nuk e ka siguruar matematikisht titullin në kampionat edhe pse është shumë pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?