Mbappe prezantim spektakolar te Real Madridi: Jam si fëmijë i lumtur, do jap jetën për këtë fanellë!

Kylian Mbappe është një lojtar i ri i Real Madridit dhe në prani të Florentino Perez dhe Zinedine Zidane u prezantua në stadiumin Santiago Bernabeu para dhjetëra mijëra tifozëve brohoritës.

Kampioni francez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë fanellën me numrin 9.

“Jeni këtu sepse donit shumë dhe vullneti ju lejoi që të kapërcenit të gjitha barrierat dhe vështirësitë. Mirë se vini te Real Madrid dhe urime që realizuat ëndrrën tuaj të fëmijërisë”, tha Fiorentino Perez.

Soccer Football - Real Madrid unveil Kylian Mbappe - Santiago Bernabeu, Madrid, Spain - July 16, 2024 New Real Madrid signing Kylian Mbappe with club president Florentino Perez during the presentation REUTERS/Juan Medina

“Është diçka e pabesueshme të jesh këtu. Kam ëndërruar shumë herë të vesh këtë fanellë dhe të jem lojtar i Real Madridit, tani jam një fëmijë i lumtur.

“Para së gjithash dua të falënderoj Florentino Perez i cili besoi te unë që nga dita e parë duke kaluar nëpër vështirësi të ndryshme, gjithashtu falënderoj të gjithë tifozët e Realit që kanë qenë shumë të sjellshëm me mua gjatë këtyre viteve dhe më bëjnë edhe më krenar që jam këtu sot. Është klubi më i mirë i botë dhe do të jap jetën time për këtë fanellë dhe skuadër”, deklaroi Mbappe, i emocionuar në prezantim. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP