Mbappe refuzoi ftesën e Francës, tifozët të revoltuar me kapitenin

Francezët nuk e kanë pritur aspak mirë faktin që kapiteni i kombëtares nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Kylian Mbappe ka rënë dakord me Didier Deschamps për të qëndruar në Madrid. Shkaku i përmendur është dëmtimi muskulor i kofshës së majtë në ndeshjen kundër Deportivo Alavés më 24 shtator.

Por të shtunën që kaloi ai luajti 71 minuta për Real Madrid në fitoren 2-0 ndaj Villareal. Tifozët dhe jo vetëm nuk e kanë pritur mirë këtë zhvillim të fundit. Ky është një mesazh i qartë se përparësia e tij nuk është kombëtarja, por klubi i Real Madrid.

Nga ana tjetër Deschamps ka lënë jashtë skuadrës shumë lojtarë të tjerë që pretendojnë një mundësi për të veshur fanellën e kombëtares.

Ai nuk është i vetmi lojtar i Madridit që ka shmangur një thirrje, pasi Vinicius Jr, Eder Militão dhe Andriy Lunin gjithashtu mungojnë në përfaqësueset e tyre për arsye mjekësore.

SHKARKO APP