Mbappe refuzon rinovimin me PSG, e ardhmja e tij varet nga … Olimpiada e Tokios
E ardhmja e Mbappe është e lidhur me pjesëmarrjen e tij në Lojërat e Tokios vitin e ardhshëm. PSG, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, kërkon që kampioni i botës të vazhdojë aventurën në Paris dhe të rinovojë kontratën, e cila përfundon në vitin 2022.
Tani për tani, futbollisti ka refuzuar të gjitha propozimet që klubi parisien i ka propozuar. Talenti i njohur ka kërkuar që të vendosë në fund të sezonit. Kriza e koronavirusit bëri që PSG të ndryshojë politikën e rinovimeve dhe të transferimeve në verë.
Sigurisht, përparësia kryesore është rinovimi i Mbappe deri në vitin 2025, por sipas raporteve nga shtypi francez, lojtari është mërzitur me PSG, sepse nuk e lejon që të shkojë në Olimpiadë, një eveniment që ai e vlerëson shumë.
Në këtë mënyrë PSG do të presë deri në vitin tjetër, në përpjekje për të mbyllur një herë e përgjithmonë rinovimin e Mbappe, teksa në Francë raportojnë se pronarët e klubit parisien janë të gatshëm që ta lejojnë të shkojë në Tokio. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë Mbappe do të largohet nga PSG, teksa destinacioni më i mundshëm është Real Madrid, që e ka në krye të listës së dëshirës. /R.Lika-Koha Jone/