Mbappe rikthen PSG te fitorja në Ligue 1 ndaj Monacos (VIDEO)
PSG kthehet tek fitorja në kampionatin francez pas dy barazimeve duke mundur 2-0 Monacon në “Parc des Princës”, ku sërish rezultoi vendimtar Kylian Mbappe, autor të të dy golave të Parisit.
22-vjeçari fillimisht zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të me 11-metërsh, që u akordua nga kryesori pas verifikimit të pamjeve nga sistemi VAR.
Pa u mbyllur pjesa e parë, Mbappe tundi sërish rrjetën, këtë herë i shërbyer nga Lionel Messi, i cili dha një asist të bukur.
KOHA JONË SONDAZH

