Mbappe: ‘Topi i Artë’ nuk ma prish gjumin, modelet e mia janë Zidane dhe Ronaldo

Shumë i rezervuar në rrjetet sociale pas mbylljes së Ligue 1 në mesin e muajit mars, akoma më shumë në media. Dëshira e Kylian Mbappe mbetet e njëjta. Në një intervistë për “Daily Mirror” sulmuesi i PSG ka treguar ambiciet e tij për të fituar një ditë “Topin e Artë”.

“Do të ishte bukur që ta fitoja, por nuk është diçka që më prish gjumin gjatë natës. Nuk mendoj se do ta fitoj sezonin e ardhshëm, apo tjetrin. Nuk vendos limite në kohë për veten. PSG dhe Kombëtarja janë prioritetet e mia, ndaj dhe nëse trofetë personal do të vijnë në bazë të performancave, janë të mirëpritur”.

Më pas sulmuesi francez ka folur për modelet e që e inspirojnë në karrierën e tij: “I pari ka qenë Zidane për gjithçka që ka bërë në Kombëtare dhe tani Cristiano Ronaldo. Ka fituar shumë dhe vijon ta bëjë pas shumë sukseseve. Të dy kanë lënë firmën e tyre në këtë sport. Edhe unë dua të shkruaj një kapitull në librin e historisë”.

Për të vijuar te rrugëtimi në Kombëtare, sezonin e ardhshëm kemi Europianin që është një objektiv dhe duam ta fitojmë. Jo vetëm, objektivi im i madh është që të fitoj Champions League dhe të ndihmoj PSG për të fituar Kupën e Kampionëve, do të jetë diçka speciale. Kërkoj gjithmonë të përmirësohem. Luaj me futbollistë ekspert si në Kombëtare dhe te PSG, ndaj kërkoj që të mësoj dhe të përmirësohem”, deklaroi Mbappe në rrëfimin e tij për gazetën britanike. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP