Mbappe tri javë larg fushave, gëzohet Atalanta

PSG jep lajmin e keq për Kylian Mbappe, ironikisht pozitiv për Atalantën, kundërshtaren e skuadrës pariziene në fazën çerekfinale të Championsit.

Talenti francez, i cili u dëmtua në kavilje në finalen e Kupës së Francës ndaj Saint Etienne, do të mungojë të paktën tri javë e për rrjedhojë nuk mund të jetë i pranishëm në sfidën e 12 gushtit ndaj bergamaskëve.

Në varësi të ecurisë së riaftësimit, do të shihet mundësia e aktivizimit të francezit në ndeshjen gjysmëfinale, gjithmonë nëse PSG do të arrijë ta eliminojë Atalantën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?