Mbi 500 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e Kupës së Botës

FIFA ka bërë të ditur se ka marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta për Kampionatin Botëror të futbollit, i cili do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Jashtë vendeve organizatore, numri më i madh i aplikimeve ka ardhur nga Gjermania, Anglia dhe Brazili, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm global për këtë event.

Pas kritikave për çmimet e larta të biletave, FIFA njoftoi se do të ofrojë edhe bileta me çmim minimal prej 60 dollarësh, të disponueshme përmes federatave kombëtare. Ndeshja më e kërkuar në fazën e fundit të shitjes është ajo mes Kolumbisë dhe Portugalisë, e planifikuar të luhet më 27 qershor në Miami.

FIFA ka sqaruar se aplikantët do të njoftohen për rezultatin e kërkesës së tyre jo më herët se data 5 shkurt, ndërsa për ndeshjet me kërkesë të lartë, shpërndarja e biletave do të bëhet me short.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?