Mbledhja emergjente e UEFA-s, ja vendimet që u morën për kampionatet
Takimi i mbajtur sot nga UEFA me anë të një video-konference, konfirmoi edhe njëherë indikacionet e ditëve të fundit për përfundimin e sezonit, i cili nuk duhet të shkojë më tej 3 gushtit. 55 federatat kanë kohë deri më 27 maj për të paraqitur planet për kampionatet e tyre.
Qëllimi i UEFA-s është që të sigurohet që të gjitha vendet të jenë nnë gjendje që të mbyllin kalendarin e ndeshjeve nëse do të jetë e mundur. Madje UEFA është e gatshme të pranojë edhe formula më të zvogëluara me play-off apo mini-turne. Nëse kushtet sanitare nuk e lejojnë përfundimin e kampionateve do të veprohet si në Belgjikë, Skoci dhe Holandë.
Në rast të mos mbarimit të kampionateve, federatat do të duhet të dërgojnë listën e ekipeve të kualifikuara në kupat e ardhshme evropiane bazuar në renditjen aktuale. UEFA do të sigurojë që aplikohen kriteret e meritës sportive dhe transparencës, përndryshe mund t’i refuzojë. /R.Lika-Koha Jone/