Mbledhje urgjente e presidentëve në Minsk, Superiorja drejt shtyrjes!
Kategoria Superiore me shumë mundësi do të shtyhet dhe nuk do të startojë më 12 shtator. Nga mbledhja në Minsk mes presidentëve të Superligës, Top Channel mëson se nën praninë edhe të Presidentit të FSHF, Armando Duka, po diskutohet mundësia e vazhdimit të bojkotit.
Po ashtu po diskutohet mundësia e shtyrjes së kampionatit nga data 12 shtator për në fillim të tetorit për shkak të kombëtares, por edhe për shkak të asnjë reagimi nga qeveria që nga mbledhja e 5 gushtit ku u kërkuar rishikimi i kërkesave të presidentëve për sa i përket ligjit të ri të sportit.