Mblidhet Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, ja vendimet që u morën
Këtë të premte janë zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars.
Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.
Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.
KOHA JONË SONDAZH

