Mbrëmë i shënoi 3 gola, Juventus kërkon portierin e Kombëtares së Kosovës

Mbrëmë i shënoi 3 gola, Juventus kërkon portierin e Kombëtares së Kosovës

Arijanet Muric përfundon në orbitën e skuadrës së Juventusit. Portieri i Kombëtares së Kosovës, aktualisht i huazuar te Sassuolo nga Ipsëich, po tërheq vëmendjen e klubit bardhezi falë paraqitjeve të shkëlqyera në Serie A.

Muric, 27 vjeç, u transferua te Ipsëich në vitin 2024 nga Burnley për rreth 8 milionë paund, por këtë sezon po luan në Itali, ku ka kontribuar ndjeshëm në ngjitjen e Sassuolos në vendin e 10-të në kampionat. Një rikthim i fortë për portierin, pas një sezoni të vështirë në Premier League, ku kishte hasur vështirësi.

Ish-numri dy i Manchester City-t, me të cilin ka fituar dy trofe, ka pasur edhe vlerësime nga Guardiola e Kompany, por karriera e tij ka qenë me shumë ulje-ngritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja e huazimit me Sassuolon nuk parashikon klauzolë ndërprerjeje dhe klubi italian ka të drejtën e blerjes për 10 milionë euro. Megjithatë, Juventusi, tashmë me një drejtor të ri sportiv, ka nisur të monitorojë situatën e Muric, si dhe të shokut të tij të skuadrës, Tarik Muharemovic. Në Torino, Michele Di Gregorio mbetet titullari, ndërsa Mattia Perin është alternativa e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?