Mbrëmja e Championsit/ Lazio sfidon Bayernin, PSG pret spanjollët e Sociedad

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me dy ndeshje shumë interesante për fazën e 1/16-ve. Lazio-Bayern është një duel që premton emocione, edhe pse në fakt skuadra gjermane është ndjeshëm e favorizuar.

Gjithsesi humbja e rëndë 3-0 në fundjavë ndaj Leverkusenit, ka lënë shije të hidhur në ekipin e Tuchel ndaj dhe atmosfera te gjermanët nuk është me e mira e mundshme. Lazio e Sarrit ndërkohë shpreson që të marrë një rezultat pozitiv në aktin e parë në Olimpico, ku dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj.

PSG-Real Sociedad është dueli tjetër që pritet të dhurojë jo pak emocione, me skuadrën parisienë që vjen më avantazhuar, por spanjollët njihen për futbollin e tyre argëtues. Skuadra franceze është për herë të 12-të radhazi me 16 më të mirat e Championsit, por asnjëherë nuk ka mundur ta fitojë. /R.Lika-Koha Jonë/

PSG vs. Real Sociedad y Lazio vs. Bayern Múnich, en la Ida de los Octavos de Champions Diario Deportes | El primer Diario Deportivo de la Costa Caribe

SHKARKO APP