Mbrëmja e Championsit/ Milani luan shpresat e fundit ndaj Liverpool, Interi për vendin e parë ndaj Realit
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League. Gjithçka do të nis në orën 18:45, me Grupin A, ku do të luhen dy sfida sa për statistika. PSG do të sfidojë Club Brugge, në një ndeshje ku nuk pritet të kenë probleme. Në duelin tjetër në të njëjtën orë Leipzig do të ketë përballë Manchester City-in.
Grupi B rezervon emocione të mëdha në mbrëmje. Milani duhet të fitojë me patjetër në “San Siro”, por dhe duhet të kryqëzojë gishtat që ndeshja tjetër mes Portos dhe Atletico Madrid të dalin në barazim. Skuadra portugeze ka avantazhin që do të luajë sfidën në shtëpi ndaj Los Colchoneros.
Në Grupin C, gjithçka është e zgjidhur me Ajaxin që luan sa për statistika ndaj Sportingut. Dortmundi i eliminuar, do të kërkojë ta mbyllë me nderë. Në Grupin D, Real Madrid dhe Inter do të përballen për vendin e parë në “Santiago Bernabeo”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

