Mbrëmja e Championsit, ndeshje “jetë a vdekje” për Interin dhe Milanin

Mbrëmja e dytë e Champions League sjell të tjera ndeshje që do të përcaktojnë shumë fatin e disa ekipeve të mëdha. Në orën 18:45, Milani do të sfidojë Porton, teksa do të luajë shanset e fundit për të qëndruar në garë për kualifikim. Kuqezinjtë kanë pësuar 3 humbje në 3 ndeshje e para, dhe kjo mund të jetë pika e kthesës. Në po të njëjtën orë Reali do të presë Shakhtarin, por nuk pritet të ketë shumë probleme. Një fitore e mundshme mund të shtojë më tepër shanset për të avancuar në fazën tjetër.

Në orën 21:00, super ndeshja është ajo mes Liverpoolit dhe Atletico Madrid. Los Colchoneros pas disfatës në duelin e parë, tashmë kërkojnë që të marrin hak, edhe pse do të jetë një mision shumë i vështirë duke parë formën fantastike të Salah apo Firminos.

Ndeshje”jetë a vdekje” në mbrëmje për Interin, që duhet të fitojë sërish ndaj Sheriff, një ekip që ka surprizuar të gjithë deri më tani. Një sukses i moldavëve mund të sillte thuajse eliminimin e zikaltërve. Manchester City dhe PSG nuk pritet të ketë probleme respektivisht ndaj Club Brugge dhe Leipzig. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?