Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

Egnatia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, duke marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Dinamos së Minskut. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 0-2 në sfidën e luajtur në Hungari, për shkak të pezullimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Bjellorusi.

Skuadra e Edlir Tetovës zhbllokoi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë, kur Lushkja gjeti rrjetën me një goditje të saktë brenda zonës. Egnatia kontrolloi mirë ritmin e lojës, duke mos lejuar hapësira për bjellorusët, të cilët hasën vështirësi në krijimin e rasteve të rrezikshme.

Fitorja u vulos në minutat e fundit nga Bakayoko, i cili shënoi golin e dytë për rrogozhinasit, duke i dhënë Egnatias një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i dytë do të zhvillohet më 31 korrik dhe me këtë rezultat, Egnatia është një hap larg një tjetër kualifikimi historik në arenën europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?