Mbrëmja e “zjarrtë” në Champions/ Sonte përcaktohen ekipet që kalojnë në 1/8-at dhe Play Off

Champions League do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjet e fundit të fazës së ligës ku do të mësohen dhe skuadrat që do të shkojnë në çerekfinale si dhe ata që do të luajnë në fazën Play Off. Vetëm Barcelona dhe Liverpooli kanë siguruar zyrtarisht kualifikimin për në 8 më të mirat.

Interi dhe Arsenali kanë nga 16 pikë dhe kanë nevojë të paktën për një pikë për ta arritur këtë objektiv. Atletico Madrid dhe Milan për të qenë të qeta duhet të fitojnë jashtë fushe kundër Salzburgut dhe Dinamos Zagreb.

Atalanta e Berat Gjimshitit është aktualisht mes tetëshen e parë, por për ta mbajtur këtë pozicion duhet të fitojë në Barcelonë. Shumë pak shanse për Juventusin, Realin dhe Bayernin që të kualifikohen direkt, por do të kalojnë në fazën Play Off.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester City nga ana tjetër lufton për mbijetesë pas humbjes ndaj PSG. Një humbje e mundshme ndaj Club Brugge do të sillte eliminimin e tyre. Kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 21:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një grafik i ‎teksti që thotë "‎ASTON VILLA 21:00 B. DORTMUND CELTIC 21:00 SHAKHTAR 21:00 ATALANTA 21:00 BREST S. BRATISLAVA 21:00 GIRONA REAL MADRID 21:00 ARSENAL 21:00 MILAN INTER 21:00 JUVENTUS MONACO フ 21:00 BENFICA 21:00 LILLE 16K9 SPARTA PRAHA 21:00 MAN CITY FEYENOORD BARCELONA BAYERN MÜNCHEN BIE لا س GNK DINAMO በ AAN X כ LEVERKUSEN SPORTING CP STURM GRAZ MATCH YOUNG BOYS DAY 8 21:00 PSV CLUB BRUGGE 21:00 SALZBURG LIVERPOOL 21:00 ATLETI 21:00 BOLOGNA 21:00 31ل3 LEIPZIG STUTTGART 21:00 PARIS 21:00 CRVENA ZVEZDA‎"‎

Champions/ Sonte përcaktohen ekipet që kalojnë në 1/8-at dhe Play Off

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?